Aktualitet

Krimet e Bajrave, si u përfshi Ervis Martinaj dhe Pëllumb Gjoka

Vrasja e Gjin Ndojit në vitin 2020 mendohet se është pikënisja e hetimeve që ka çuar në arrestimin e Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit dhe prokurorit Xhevahir Lita.

Në kërkim është shpallur edhe Elion Hato, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antentat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’. Ndërkohë, Ervis Martinaj në bashkëpunim me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.


Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.

#Krimet #Bajrave #përfshi #Ervis #Martinaj #dhe #Pëllumb #Gjoka

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button