Tronditet Mönchengladbach, diagnostikohet me kancer në testikul Lainer: rasti i pestë në Bundesligë

Mbrojtësi i krahut austriak Stefan Lainer vuan nga kanceri në testikul. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij përmes një komunikate zyrtare. “Stefan Lainer do të mungojë për Borussia Mönchengladbach për disa muaj. Mbrojtësi i djathtë 30-vjeçar u diagnostikua me kancer në nyjet limfatike gjatë testeve mjekësore.”
Në shënimin e klubit vihet re se si sëmundja u zbulua në një fazë të hershme. E për këtë arsye ekziston një optimizëm për rikuperimin e tij të plotë: “Lojtari i kombëtares austriake duhet t’i nënshtrohet terapisë disamujore. Sipas mjekëve, sëmundja u zbulua shumë herët dhe mund të trajtohet dhe shërohet shumë mirë me ilaçe”.
RIKUPERIMI
Mjekët janë të bindur se terapitë mund ta kthejnë Lainer në një jetë krejtësisht normale të përditshme dhe profesionale. Ekziston një probabilitet shumë i madh që gjendja shëndetësore të rikthehet plotësisht. E të bëhet e mundur një jetë normale, duke përfshirë edhe sportin profesional”, thuhet në deklaratë. Borussia Mönchengladbach, përmes drejtorit të saj sportiv Roland Virkus, e siguroi lojtarin se klubi do të bëjë gjithçka për t’i garantuar kujdesin e duhur mjekësor: “Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stevie të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”.
Stefan #Lainer wird Borussia mehrere Monate lang fehlen. Im Rahmen einer medizinischer Untersuchungen wurde bei ihm eine Lymphknotenkrebserkrankung diagnostiziert. Zur Behandlung muss sich Stevie einer mehrmonatigen Therapie unterziehen.
Stevie, wir stehen hinter dir 💚
— Borussia (@borussia) July 27, 2023
RASTI I PESTË NË BUNDESLIGË
Fatkeqësisht, rasti i Stefan Lainer nuk është i izoluar. Pesë raste të kancerit janë diagnostikuar në Bundesligë vitin e fundit. Më i njohur ishte ai i sulmuesit të Borussia Dortmund, Sebastian Haller. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, i prekur nga kanceri i testikulit, iu desh t’i nënshtrohej dy operacioneve dhe kimioterapisë. Përveç tij, Timo Baumgartl – në atë kohë Union Berlin – tani në Schalke04, Marco Richter dhe Jean-Paul Boëtius nga Hertha Berlin të gjithë që i janë nënshtruar operacioneve ose terapive pasi u diagnostikuan me sëmundjen. Për të gjithë, rruga e rikuperimit ishte e ngjashme me atë të sulmuesit të Dortmund, me operacione dhe kimioterapi.
#Tronditet #Mönchengladbach #diagnostikohet #kancer #në #testikul #Lainer #rasti #pestë #në #Bundesligë
Lapsi