Tech

Sekuestrohen 20 mln euro pasuri në Tiranë, dyshohet se vjen nga trafiku i drogës

Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar 20 milionë euro pasuri të Ndues Gjergjit dhe familjarëve të tij

Akuza që rëndon është ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Ky shtetas, është pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.,” – thuhet një njoftimin e Prokurorisë.

Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë  një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.

/f.stafa

#Sekuestrohen #mln #euro #pasuri #në #Tiranë #dyshohet #vjen #nga #trafiku #drogës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button