Aktualitet

Joe Lewis akuzohet për “insider trading”: presidenti i Tottenham dorëzohet në polici

joe lewis

Lajm i keq për Tottenham Hotspurs. Bosi i Spurs, Joe Lewis, është dorëzuar në policinë amerikane pasi u akuzua për ‘insider trading’. Sipas mediave britanike, miliarderi 86-vjeçar kishte zbuluar sekretet financiare mbi kompanitë e kuotuara në bursë për të dashurat, familjarët, miqtë, shoferët dhe bashkëpunëtorët e ndryshëm. Tottenham nuk duhet të ketë pasoja të drejtpërdrejta pasi Joe Lewis zyrtarisht hoqi dorë nga kontrolli i klubit vitin e kaluar.

Aktakuza gjithashtu pretendon se z. Lewis i tha një të dashurës të investonte në një kompani bioteknike në korrik 2019. E kjo, përpara se të bëheshin publike rezultatet e provës klinike. Pasi foli me të dashurën e tij, ai dyshohet se hyri vetë në llogarinë e saj bankare dhe përdori pothuajse të gjitha fondet e saj. E bëri për të investuar në kompani, në vlerën 700,000 dollarë (542 mijë £). Ajo, më pas, i shiti aksionet për një fitim prej 849,000 dollarë (658 mijë £), thonë prokurorët.

Aktakuza liston shumë incidente të tjera të supozuara të Joe Lewis. Ai i ka favorizuar miqtë, të dashurat dhe punonjësit e tij, duke i thënë të investonin në aksione bazuar në informacione të brendshme. Insider Trading është praktikë e paligjshme e përdorimit të informacionit konfidencial për të tregtuar në bursë në avantazhin e dikujt.


Lexo më tej: Bayern Munich insiston për Kane: Tottenham i habit me propozimin e çmendur

Joe Lewis raportohet të jetë një nga njerëzit më të pasur të Britanisë së Madhe. Ai ka një superjaht prej 98 metrash që nganjëherë është rezidenca e tij kryesore. Ai gjithashtu zotëron një zinxhirin pub-esh në Mbretërinë e Bashkuar, Mitchells & Butlers. Lewis u rendit i 39-ti në listën e të pasurve të Sunday Times 2023, me një vlerë të vlerësuar prej më shumë se 5 miliardë paund.

 

#Joe #Lewis #akuzohet #për #insider #trading #presidenti #Tottenham #dorëzohet #në #polici

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button