Tech

Paralajmërimi/ Përfundon Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Me qeverinë do të merrem nesër ose pasnesër

Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në sekretariatin e Partisë.

Ne krye te grupit Parlamentar eshte zgjedhur Bledi Çuçi, qe ben rokade me Ballen, dhe ne Sekretar i pergjithshem eshte zgjedhur Blendi Klosi, qe zevendeson Damian Gjiknurin.

Ndërkohë është konfirmuar se nuk ka pasur ndryshime në kabinetin qeveritar, por gjithsesi mund të ketë pasi kreu i qeverisë ka paralajmëruar se me këtë do të merret nesër ose pasnesër, sipas Report TV.

Me sa duket Rama i referohet mbledhjes se qeverise qe do te zhvillohet ne Tepelene, ku do te kete nje analize te punes se te gjithe minitrave te kabinetit.

Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse.

#Paralajmërimi #Përfundon #Asambleja #Kombëtare #Rama #qeverinë #të #merrem #nesër #ose #pasnesër

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button