Sport

VIDEO/ Humb jetën në aksident me makinë, 14-vjeçarja shqiptare në Amerikë

Një vajzë 14-vjeçe me orgjinë shqiptare humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Waterbury, Connecticut. Aksidenti u shënua të premten në mëngjes, 21 korrik dhe viktima u identifikua tre ditë më pas.

Autoritetet amerikane deklaruan se viktima është Adrijana Mina 14-vjeçe, me origjinë shqiptare. Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape.

Hyundai Sonata u fut me të kuqe në semafor dhe përplasja ishte shumë e fortë. Dy të rinj 15-vjeçarë që ndodheshin në makinë ndodhen ende në spital, ndërsa një  tjetër doli nga spitali pasi mori mjekimin e parë

Shkolla Waterbury tha se të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës së saj. Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia mortore e Adrijana Minës.

/f.stafa

#VIDEO #Humb #jetën #në #aksident #makinë #14vjeçarja #shqiptare #në #Amerikë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button