Shëndeti

EMRI/ Sekuestrimi i 5.3 tonë kokainë në Itali, kush është shqiptari i arrestuar

Autoritetet italiane kanë sekuestruar sasinë rekord të kokainës, prej 5.3 tonë, të kapur në një pshkarexhë, në bordin e së cilës ndodheshin 5 persona.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe një shtetas shqiptar i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35 vjeç.

Guardia Di Financa e cila ka drejtuar operacionin, e ka cilësuar kapjen e sasisë rekord të drogës si një nga më të mëdhatë të kapura jo vetëm në Itali por në të gjithë botën.

Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe si destinacion kishte Italinë. Së bashku me shqiptarin, në bordin e peshkarexhës u arrestuan dhe 2 shtetas tunizianë, 1 shtetas francez dhe 1 italian.

Mediat italiane shkruajnë se nëse droga e kapur në provincën e Agrigento në Siçili do arrinte të dilte në treg do të kapte shifrën e 1 miliard eurove.

Aksioni nisi mbrëmë dhe përfshiu ndjekjen me avionë dhe varka patrullimi, gjatë së cilës u identifikuan dhe u bllokuan dy anije.

Personat e arrestuar janë:

  • Elvis Lleshaj, i lindur në Shqipëri 35 vjeç.
  • Vincenzo Catalano, 35 vjeç, i lindur në Itali nga Bagnara Calabra.
  • Kamel Thamlaoui, i lindur në Tunizi, 53 vjeç, banues në Tricase.
  • Sami Mejri, i lindur në Tunizi, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto.
  • Yanis Malik Bargas, i lindur në Francë, 19 vjeç.

/f.stafa

#EMRI #Sekuestrimi #tonë #kokainë #në #Itali #kush #është #shqiptari #arrestuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button