Tech
Hetimet e SPAK, Bardhi si Berisha: Pas Arben Ahmetajt dy ministra të Ramës do përfundojnë në burg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në një intervistë televizive për hetimet e SPAK.
Bardhi paralajmëron se dy nga ministrat e qeverisë Rama do të përfundojnë në burg pas zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, nje deklarate kjo e artikuluar me pare dhe nga kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha.
Gazment Bardhi: Dy ministra të Ramës do të arrestohen pas Ahmetajt. Në dosjen e ardhur në Kuvend për Ahmetajn, ka dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Ne nuk kemi asnjë mjet për t’i ushtruar presion drejtësisë. Kam mbështetur në mënyrë të plotë prokurorët e SPAK. Hetimi për Ahmetajn ishte një hetim i thelluar./m.j
#Hetimet #SPAK #Bardhi #Berisha #Pas #Arben #Ahmetajt #ministra #të #Ramës #përfundojnë #në #burg