Anësori i mohoi supergolin Muçit në derbi, Beshiktashi i shkakton humbjen e parë Gallatasarait dhe i jep një asist Murinjos

Stambolli sot do të vishet bardhezi. Beshiktashi ka fituar derbin me Gallatasarain me shifrat 2-1. Rafa Silva zhbllokoi shifrat në minutën e 23-të të takimit, duke i dhënë epërsinë Beshiktashit.
Në minutën e36 Ernest Muçi kontrolloi një top të gjatë pranë zonës kundërshtare, por u ndal me lojë të parregullt nga Frankovski. Pas rishikimit të pamjeve në VAR, arbitri ndëshkoi lojtarin e Gallatasarait me karton të kuq. Një vendim pati një ndikim të madh në zhvillimin e mëtejshëm të ndeshjes. Muçi arriti të shënonte edhe një gol spektakolar 2 minuta më pas, por anësori i mohoi festën. Gedson Fernandezi, i cili i dha pasimin, vinte nga pozicioni jashtë loje.
Gallatasarai u kundërpërgjigj në minutën e 45 me anë të Torreiras, i cili befasoi portierin e Beshiktashit me një “predhë” nga distanca. Megjithatë Beshiktashi ia doli ta dërgonte sërish topin në rrjetë në minutën e 66 falë Gedson Fernandezit, duke marrë kështu tre pikët në këtë derbi të zjarrtë. Kjo ishte humbja e parë e Gallatasarait në këtë sezon të kampionatit turk. Një humbje nga e cila tashmë përfiton edhe Zhoze Murinjo, i cili ka mundësinë që me Fenerbahçen e tij ta ngushtojë diferencën me kreun në vetëm 3 pikë./Sport Ekspres/
#Anësori #mohoi #supergolin #Muçit #në #derbi #Beshiktashi #shkakton #humbjen #parë #Gallatasarait #dhe #jep #një #asist #Murinjos
SportExpress