Sport
Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara

Espanjoli ka hequr Atletiko Madridin nga gara e titullit kampion. Ekipi i Marash Kumbullës ka barazuar sot në shtëpi ndaj ekipit të SImeones në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Azpilicueta-s në minutën e 39.
Ndërkohë vendasit barazuan me Puadon në të 71 nga pika e bardhë e penalltisë. Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në këtë takim dhe sipas Flashscore, meritonte notën 6.8. Pas këtij barazimi, Atletiko qëndron 6 pikë larg Barcelonës kryesuese dhe me një ndeshje më shumë të luajtur që do të thotë, kapitullim për vendin e parë. /Sport Ekspres/
#Marash #Kumbulla #dhe #Espanjoli #vendosin #titullin #në #Liga #heqin #Atletiko #Madridin #nga #gara
SportExpress