Aktualitet

Rama me shqiptarët në Kretë: Në këtë vend kanë lindur njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë e Evropës

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët e Kretës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë historike të ishullit të Kretës, duke e konsideruar atë si djepin e qytetërimit europian.

Kryeministri vuri në dukje se Arvanitasit, të cilët janë të njohur për rolin e tyre si mbrojtës të Kretës, kanë pasur një ndikim të madh në historinë e këtij ishulli.

“Më në fund m’u dha mundësia që të vij këtu në Kretë, në vendlindjen e Zeusit, në vendin ku janë ndërruar njëri pas tjetrit romakët, bizantinët, arabët, venecianët, otomanët deri kur në 1913 Kreta iu bashkua Greqisë. Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjesht për Greqinë dhe për kombin grek, por për të gjithë Evropën, Këtu në Kretë zeusi rrëmbeu princeshën, të cilën pastaj e çoi diku tjetër dhe ndërkohë emri i saj ishte E vropa dhe nga këtu Evropa mori emrin. Prandaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Këtu kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë por edhe mbarë Evropës dhe kulturës botërore. Që nga piktori Doménikos Theotokópoulos tek Nikos Kazantzakis, shkrimtari legjentar i Greqisë dhe kanë lindur edhe burra shteti të rëndësishëm…te Mitsotakis, e prej këtu e ka origjinën kryeministri aktual, miku ynë, Kyriakos Mitsotakis”, u shpreh kryeministri Rama.

#Rama #shqiptarët #në #Kretë #Në #këtë #vend #kanë #lindur #njerëz #që #kanë #dhënë #shumë #Greqisë #Evropës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button