Sport

Ernest Muçi bëhet gati për derbin që është një “ferr i vërtetë”, sot luan kundër Galatasarait si titullar

Ernest Muçi nuk mori aspak minuta në ndeshjet e marsit të Kombëtares Shqiptare. Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua nga ana e trajnerit Silvinjo, i cili vazhdon që të preferojë për të mos u mbështetur te Muçi.

Ndërkohë në Turqi, te Beshiktashi, Muçi vazhdon me disa luhatje, ndeshje të një niveli tjetër duke i magjepsur të gjithë tifozët dhe në raste të tjera, paraqitje zhgënjyese. Por sipas mediave turke, Muçi pritet që sot në Beshiktash-Galatasarai ta nis nga minuta e parë. Kjo përballje fillon në orën 18:30 dhe padyshim që një gol i Muçit në këtë takim, do të merrte një jehonë të madhe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Ernest #Muçi #bëhet #gati #për #derbin #që #është #një #ferr #vërtetë #sot #luan #kundër #Galatasarait #titullar
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button