Aktualitet

Fronëzimi i kryepeshkopit Joan, përfaqësuesi i patriarkut Ekumenik: Uniteti i Kishës të mbetet i pacënuar

I pranishëm në ceremoninë e fronëzimit të kryepeshkopit Joan, përfaqësuesi i patriarkut Ekumenik, vuri theksin në unitetin e Kishës.

“Sot qëndrojmë ne pragun e një kapitulli të ri të historisë së lashtë të ortodoksisë në këto troje

Aty ku gjendeshin rrënojat u ngritën kishat. Kjo ringjallje qëndron si një ikonëë për ngjalljen e shpresës. Me mirënjohje nderojmë këtë shërbesë.

Kyepiskop Joan, rrugëtimi juaj unik që nga besimi në fshehtësi deri te kthimi për t’i shërbyer kishës së ngjallur iu ka përgatitur për këtë detyrë të denjë.

Ju hapni një kapitull të ri. Shërbesa juaj baritore shtrihet nga kisha juaj që iu besoi te kishat motra ortodokse.

Uniteti i Kishes duhet të mbetet i pacënuar. Patriarkana Ekumenike vijon të kujdeset me përkushtim duke nxitur dialogun mes kishave motra.” tha ai.

#Fronëzimi #kryepeshkopit #Joan #përfaqësuesi #patriarkut #Ekumenik #Uniteti #Kishës #të #mbetet #pacënuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button