Aktualitet

“Ushtria jonë, më e mirëpaguara në rajon”, Rama: Së shpejti, anije dhe dronë luftarakë. Shkolla e aviacionit do të rilindë

Në sektorin e mbrojtjes, Rama u shpreh se ushtria jonë është më ë mirëpaguaara në rajon. Kryesocialisti tha se vendi ynë do të pajiset me avionë dhe dronë luftarakë si pasojë edhe e kohës ku jetojmë. Më tej, kryeministri përmendi edhe dy avionë zjarrfikës që do të jenë funskional në verën e këtij viti.

“Kemi 10 fishuar investimet në mbrojtje. Pesëfish rekrutrime në Forcat e Armatosura. Është ushtria më e mirëpaguar me pagë mesatare më të lartë në rajon, kemi kaluar edhe Serbinë. Në Shqipërinë 2030 , paga mesatare e ushtrisë të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s.

Së shpejti me një anije luftarake, dronë luftarakë. Investime edhe si shtysë e kohës ku jetojmë, industria ushtarake ka filluar të hedhi zanafillën. Shkolla e aviacionit, do ta rilindim, brenda 2028 do të kemi kampusin e akademisë së FA. Flota detare do të ketë një super anije dhe do të ketë 3 anije luftarake. Flota ajrore do të ketë dy avion zjarrfikës këtë verë.”

#Ushtria #jonë #më #mirëpaguara #në #rajon #Rama #Së #shpejti #anije #dhe #dronë #luftarakë #Shkolla #aviacionit #të #rilindë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button