VIDEO/ Shënoi golin e përmbysjes, VAR-i mohon golin futbollistit shqiptar

Lokomotiva e Zagrebit nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 kundër Goricës. Kjo e fundit kaloi e para në epërsi me anë të golit të shënuar nga Haliloviçi në minutën e 30. Por kryeqytetasit rikthyen baraspeshën brenda pjesës së parë. Mudrazhija u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41-të të ndeshjes dhe i dha barazimin Lokomotivës së Zagrebit.
Topin arriti ta dërgonte në rrjetë edhe Art Smakaj falë një goditjeje në hyrje të zonës. Por goli i përmbysjes u anullua nga sistemi VAR. Shkak u bë dalja jashtë vijës anësore të topit në çastin e ekzekutimit të goditjes së këndit, pas së cilës ndodhi edhe gjuajtja e Smakajt në minutën e 49./Sport Ekspres/
#VIDEO #Shënoi #golin #përmbysjes #VARi #mohon #golin #futbollistit #shqiptar
SportExpress