Aktualitet
Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një pjesë është hedhur në treg dhe konsumuar

Rreth 18.5 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 21 mars, ndërsa një pjesë e madhe e sasisë është hedhur në treg dhe konsumuar.
Raportohet se bëhet fjalë për 18.250 kg fileto pule të ngrirë e importuar nga Brazili dhe e futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit.
Rasti është kapur në inspektim nga AKU e cila më pas ka dërguar për të bërë analiza në ISUV, por nuk ka pasur njoftim nga sistemi evropian.
#Pulë #salmonelë #nga #Brazili #në #Shqipëri #një #pjesë #është #hedhur #në #treg #dhe #konsumuar
Java News