Tech

4 vite rrugëve, 4 muaj pa bonus qiraje, banorët e pallatit në Durrës protestojnë

Pas 4 vitesh pritje, 20 familjeve të pallatit nr.21, në lagjen nr.7 të Durrësit u ka sosur durimi.

Prej katër muajsh nuk marrin bonusin e qirasë, edhe pse pallati ku kanë shtëpitë ka përfunduar së rindërtuari.

Shorteu për ndarjen e apartamenteve u zhvillua 5 javë më parë në bashki, por ata ende nuk i kanë marrë çelësat.

“Ka mbaruar pallati që në dhjetor dhe asgjë s’po bëhet. Më 12 qershor na dhanë goglat dhe tani po presim të na japin çelësat dhe bonusin që kemi 4 muaj pa e marrë. Ato pronarët e shtëpive po thonë o na jepni qiranë, o dilni,” – u shpreh një grua.

“Na thanë se për 2 javë do merrni çelësat. Kaloi 2 javë, kaloi 3, kaloi 1 muaj, sot 5, asnjë gjë s’morëm,” – tha një tjetër.

“Ka shtatë muaj që ka mbaruar pallati, 4 muaj kemi pa marrë bonusin, kemi mbetur kështu. As përgjigje s’japin, telefonat si hapin, s’dimë ku të shkojmë të ankohemi,” – u shpreh një burrë.

Burime zyrtare nga bashkia bëjnë të ditur se godina 6 katëshe është ende në procedura për t’u marrë në dorëzim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

/f.stafa

#vite #rrugëve #muaj #bonus #qiraje #banorët #pallatit #në #Durrës #protestojnë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button