Aktualitet
SONDAZHI / Opozita e Berishës në pikiatë! 59% e shqiptarëve nuk kanë aspak besim

Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” evidentojnë një tjetër rënie të besueshmërisë tek veprimtaria politike e opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha.
Për 59% e të anketuarve, veprimtaria politike e udhëhequr nga Sali Berisha që ka formuar koalicionin “Aleanca Shqipëria madhështore’ është ‘aspak e besueshme” me një rritje me 4 % nga rezultatet e sondazhit të 13 marsit.
‘Pak të besueshëm’ e shohin 6% e të anketuarve. Vihet re një rritje e lehtë me 2 % rritja e besimit në krahasim me 2 javë më parë, por që nuk ka fare efekt, 18%
15% e konsideron ‘mjaft të besueshme’, 2 % nuk dinë të gjykojnë.
#SONDAZHI #Opozita #Berishës #në #pikiatë #shqiptarëve #nuk #kanë #aspak #besim
Java News