Aktualitet

“Pushteti është për të shërbyer, jo për të mbushur xhepat”, Gjekmarkaj për 11 Majin: Është momenti që…

Nënkryetari i PD-së dhe drejtuesi politik i kësaj force politike në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi sot një takim me banorët e fshatrave Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë në Malësinë e Kurbinit.

Gjatë takimit me banorët, Gjekmarkaj u bëri thirrje që në zgjedhjet e 11 Majit të votojnë për Partinë Demokratike.

Teksa paraqiti programin e PD-së, Gjekmarkaj tha se tani shqiptarët kanë në dorë mundësinë të ndryshojnë shumë gjëra në jetën e tyre, duke filluar nga vota.

“Ne kemi një mision të qartë: të sjellim investime të vërteta për përmirësimin e kushteve të jetesës, të krijojmë mundësi pune dhe të zhvillojmë infrastrukturën që ka nevojë çdo fshat i Kurbinit. Ne do të angazhohemi për të rritur mbështetje për bujqësinë, për të promovuar turizmin dhe për të krijuar mundësi për rininë që të qëndrojë dhe të punojë këtu, në vendin e saj”, tha Gjekmarkaj ndër të tjera.

Postimi i plotë në Facebook

Fshatrat Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë do t’i rimëkëmbim

Sot, me banorë të Malësisë së Kurbinit, në prezantimin e z.Kastriot Piroli, z. Aleksandër Lala dhe programit të PD mbi angazhimin e fortë për të sjellë ndryshimin që kjo trevë meriton.

Pas 12 vitesh qeverisje të Rilindjes, situata e Malësisë së Kurbinit ka mbetur e bllokuar në të njëjtën pikë, e dëshmuar në mënyrë tragjike nga realiteti i përditshëm që jetojnë banorët.

Fshatrat e Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë, të cilët janë shtyllat e Malësisë, janë lënë në mëshirë të fatit.

Ky është një realitet i hidhur për të cilin nuk mund të mbetemi indiferentë. Njerëzit e këtyre fshatrave kanë luftuar për të mbajtur gjallë identitetin e tyre, për të ruajtur traditat dhe kulturën e pasur.

Në këto 12 vite, nuk është bërë asnjë investim serioz për përmirësimin e kushteve të jetesës apo zhvillimin ekonomik të këtyre fshatrave.

Bashkia e Kurbinit, e akuzuar për korrupsion dhe paaftësi, ka dështuar të përmbushë detyrat e saj ndaj qytetarëve. Qeveria si bashkia, i lënë të anashkaluara dhe të harruara këto zona.

Ky pushtet ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet dhe ka kapur çdo mundësi që të mund të sjellë zhvillim, por ka harruar se pushteti është për të shërbyer qytetarëve, dhe jo për të mbushur xhepat e disa të privilegjuarve.

Sot, ne kemi një mision të qartë: të sjellim investime të vërteta për përmirësimin e kushteve të jetesës, të krijojmë mundësi pune dhe të zhvillojmë infrastrukturën që ka nevojë çdo fshat i Kurbinit.

Ne do të angazhohemi për të rritur mbështetje për bujqësinë, për të promovuar turizmin dhe për të krijuar mundësi për rininë që të qëndrojë dhe të punojë këtu, në vendin e saj.

Fshatrat e Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë nuk do të jenë më të harruara. Ato do të kenë investimet dhe mbështetjen që meritojnë.

Do të krijojmë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave, duke mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e Malësisë. Ne do të sigurojmë që të gjitha fshatrat të kenë mundësinë për të arritur në nivelin e nevojshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve.

Është koha që ne të marrim përgjegjësinë për të ardhmen tonë. Nuk mund të lejojmë që një pushtet i pasivizuar të mbyllë sytë ndaj halleve të qytetarëve. Nuk mund të lejojmë që ky pushtet të vërë interesat e ngushta para atyre të popullit.

Të dashur qytetarë të Malësisë, ky është momenti ynë. Ky është momenti kur mund të bëjmë ndryshimin. Do të qëndrojmë të bashkuar për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë, për të mbështetur ata që kanë vuajtur dhe për të sjellë mundësi të reja për të rinjtë dhe fëmijët tanë.

#Pushteti #është #për #të #shërbyer #për #të #mbushur #xhepat #Gjekmarkaj #për #Majin #Është #momenti #që
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button