Aktualitet

“Do e frenoj gojën deri në 11 maj”, Sula rrëfen telefonatat që ka marrë: Nga të gjitha…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN mbi shkaqet që çuan në përçarjen e tij me PD-në dhe telefonatat që ka marrë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm politik.

Sula tha se ai nuk urren askënd në politikën shqiptare, megjithëse pretendoi se i kanë bërë padrejtësi, por shtoi se deri në datën 11 maj do e frenojë gojën, që të mos tregojë se është inatçi.

Ai shtoi se qëndrime të ndryshme me PD-në ka pasur pas humbjes së zgjedhjeve në 2021 nga Lulzim Basha dhe për foltoren e kryedemokratit Sali Berisha.

“Mua këto dy javët e fundit nuk më kishte shkuar ndër mend që telefonata nga të gjitha krahët e partive politike apo njerëz që janë në lista. Edhe kjo po materializohet sot edhe brenda vetë listës, sepse kodin ashtu si e bën, ka një konflikt të brendshëm për votat me njëri-tjetrin. Thonë ma jep mua votën, mos ja jep atij tjetrit.

Ndodh kjo pra, që gjatë rrugëtimit tënd politik krijon grupe apo lobingje të caktuara që bëjnë karrierë brenda forcës politike, jo për shkak të meritokracisë, por edhe për shkak të lobingjeve të caktuara. Bashën e mbajtën në krye të PD-së Berisha dhe njerëzit afër tij, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Edhe për foltoren kam pasur qëndrime të ndryshme, deri diku, jo të dhunshme si disa kolegët e mi që sot janë aty në politikë.

Një gjë dua që ta dini, unë kurrë nuk urrej njeri. E kam në adn time dhe gjenezën e familjes sime. Por gjërat do ti them siç janë të vërtetat. Por unë do ta frenoj deri diku gjuhën deri në 11 maj, që të mos dukem si inatçi dhe data 11 do të tregojë nëse kam pasur unë të drejtë apo kanë pasur këto të tjerët të drejtë”, tha Sula.

#frenoj #gojën #deri #në #maj #Sula #rrëfen #telefonatat #që #marrë #Nga #të #gjitha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button