Aktualitet

‘Rrëfehet’ Tedi Blushi: Ja pse u prishëm me Edi Ramën në vitin 2017

Partia e Lirisë është një nga zërat më të fortë opozitarë kundër qeverisjes socialiste, të kryesuar nga Edi Rama. Kjo, pavarësisht se në mandatin e parë të kryeministrit, presidenti i saj, Ilir Meta, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte në koalicion me Ramën dhe luajti një rol të rëndësishëm në rotacionin e pushtetit në vitin 2013.

I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi zbuloi edhe pse LSI u largua nga ai koalicion. “Sigurisht ishim një nga faktorët kryesorë që ka denoncuar korrupsionin, një forcë politike që propozoi ndalimin me ligj të koncesioneve që u kushtojnë qytetarëve qindra miliona euro, që denoncoi kanabizimin e vendit”, tha Blushi. “Një forcë që u shkëput nga ai koalicion kur kuptoi që Edi Rama po tradhtonte besimin e dhënë nga shqiptarët”.

“Sot, zoti Meta është shndërruar në simbol frymëzues të lirisë, për faktin se, edhe pse në kushte izolimi ekstrem, e ka shndërruar qelinë në një llogore kundër këtij narko regjimi. Edhe presidencën e ktheu në një kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, të cilën Edi Rama tentoi ta shndërronte në një leckë”, shtoi ai.

#Rrëfehet #Tedi #Blushi #pse #prishëm #Edi #Ramën #në #vitin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button