Aktualitet

“Pazare Boçi- Noka, 700 mijë euro për listën e mbyllur”/ Çfarë po ndodh me PD në Shkodër? Denoncimi i avokates: Në listat e sigurta, njeriu që postonte Edi Ramën

Avokatja Alesia Balliu e ftuar në një intervistë televizive, bëri një denoncim për degën e PD në Shkodër, ku tha se Luçiano Boçi ka futur në listë të sigurt një kandidatë që ka qenë me PS.

Ajo tha se janë bërë pagesa deri në 700 mijë euro për tu futur në listë të mbyllur.

‘Sot do bëjë një denoncim. Pse në listë të sigurt në PD në Shkodër është Kliti Hoti që është parë me Benet Becin, si ka mundësi që njeriu që postonte Edi Ramën është në listë të mbyllur në Shkodër dhe jo Bardh Spahia që është në çdo kauzë të PD në Shkodër. Ka pazare. Çfarë fshihet pas pazarit Boçi- Noka- Rama. Mimoza Rexhvelaj ka kaluar primaret dhe i vjen një telefonat nga Boçi dhe i thotë ti s’do jesh në listë se s’dua unë dhe kjo vjen si pasojë e pazare që ka bërë Boçi. 700 mijë për vende në listën e mbyllur. Ca fshihet pas pazarit Boçi dhe Noka dhe pse nuk reagon Berisha. Pasi shkatërroi PD në Elbasan tani po e shkatërron në Shkodër’, tha ajo.

Teksa u ndal tek partitë e reja ajo tha se duhet që të ketë sa më shumë parti të reja në mënyrë që njerëzit të ketë edhe alternativ për të zgjedhur.

‘Sa më shumë parti të reja të ketë më mirë është, sepse është një alternative e re dhe janë të pakorruptuar. Unë jam e lodhur nga politika 30- vjeçare që s’kanë ca ofrojnë dhe paraqesin një program të vjetër si të ri dhe duan vetëm që të përfitojnë’, tha ajo.

#Pazare #Boçi #Noka #mijë #euro #për #listën #mbyllur #Çfarë #ndodh #në #Shkodër #Denoncimi #avokates #Në #listat #sigurta #njeriu #që #postonte #Edi #Ramën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button