Sport

Kategoria e Parë, renditja/ Kukësi humbet dhe tani rrezikon seriozisht Kategorinë e Dytë, Korabi bën detyrën me Erzenin

Në Kategorinë e Parë, janë luajtur dy takime në ditën e sotme. Erzeni dhe Korabi e kanë mbyllur në takimin në shifrat 0-2. Dy gola të shpejtë ka realizuar Korabi që në minutën e 19 me Pjeshkën dhe në të 20 me Markun, do të merrte fitoren.

Tre pikë me shumë vlera për Korabin që tani shkon në vendin e 8, duke u larguar për herë të parë pas shumë kohësh nga zona e ftohtë e renditjes. Nga krahu tjetër, Kukësi po rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë. Kuksianët kanë humbur 1-2 ndaj Apolonisë në shtëpi dhe pas kësaj humbje e gjejnë veten në vendin e 10 me 28 pikë. /Sport Ekspres/

#Kategoria #Parë #renditja #Kukësi #humbet #dhe #tani #rrezikon #seriozisht #Kategorinë #Dytë #Korabi #bën #detyrën #Erzenin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button