Rritja me 15% e çmimit të energjisë, aktivistët në Kosovë godasin me tortë zyrtarin e lartë

Energjia elektrike në Kosovë do të shtrenjtohet me 15% duke nisur nga muaji prill. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh brenda një muaji, çmimi i energjisë elektrike është 7.79 centë për kWh, ndërsa pas shtrenjtimit, pritet që një kilovat të kushtojë 8.96 centë.
Ky vendim pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe të shërbimeve, ndaj qytetarët kanë shprehur hapur revoltën kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.
Grupi i aktivistëve “Asnji Cent Ma Shumë” ka organizuar edhe një veprim simbolik, duke goditur me një tortë kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu.
Në një video të shpërndarë nga grupi në rrjetet sociale, shihet një aktivist duke ia përplasur Fejzullahut tortën, mbi të cilën shkruhet 15%, në timonin e automjetit.
“15% nuk kalon. No pasarán, pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime”, thuhet në njoftim.
#Rritja #çmimit #të #energjisë #aktivistët #në #Kosovë #godasin #tortë #zyrtarin #lartë
Java News