‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha – Ramës: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK e?

Kreu i demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama edhe ditën e sotme.
Përmes një video në rrjetet sociale, Basha u ndal tek rikthimi i amerikanëve në SPAK, për të cilët tha se ata janë aty dhe vijojnë hetimet.
Basha shtoi se Rama qëndron në pushtet, pasi në opozitë është Sali Berisha.
“O ramë si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal, po re vet brenda.
S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati që të godasësh SPAK-un.
Je gati që të bësh një buf sa mali i Tiranës ti mo Ramë po e ke kot. Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. 7×7 bëjnë 313”, tha Basha.
#Kush #gropën #tjetrit #bie #vet #mrena #Basha #Ramës #tërhoqi #Amerika #ushtarët #nga #SPAK
Java News