I dënuar me 22 vite burg për vrasjen e rumunit, arrestohet shqiptari pas 5 vitesh arrati

Një 36-vjeçar shqiptar, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e një rumuni, është arrestuar nga policia italiane, pas 5 vitesh arrati.
Shqiptari u arrestua në kuadër të një operacioni nga karabinierët e Fermos. Dyshohet se krimi ndodhi për shkak të një përplasjeje mes shqiptarit dhe rumunit për shkak të trafikut të drogës.
Krimi ka ndodhur në shkurt të vitit 2020 në zonën e qetë të Fermos dhe Porto Sant’Elpidio. Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë. Viktima kishte plagë të shumta me thikë.
Hetimet, të cilat filluan menjëherë pas vrasjes, ishin veçanërisht komplekse dhe përfshinin përdorimin e teknikave të avancuara të hetimit. Falë këtyre hetimeve u bë e mundur kapja e autorit të krimit, i cili pak pas krimit ishte zhdukur duke u larguar nga qyteti.
Një bashkëpunim i rëndësishëm ndërkombëtar me autoritetet shqiptare, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka lejuar që i arratisuri të gjendet fillimisht në Shqipëri dhe më pas, me kthimin e tij në Itali për arsye shëndetësore dhe familjare, në provincën e Fermos, të arrestohet.
#dënuar #vite #burg #për #vrasjen #rumunit #arrestohet #shqiptari #pas #vitesh #arrati
Java News