Aktualitet
Nesër Fitër Bajrami, Presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi për familjet tuaja!

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka uruar për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, që Zoti t’u japë begati dhe lumturi.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
#Nesër #Fitër #Bajrami #Presidenti #Begaj #uron #shqiptarët #Begati #dhe #lumturi #për #familjet #tuaja
Java News