Aktualitet
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shpreh urimet edhe për besimtarët që përmbushën muajin e Ramazanit.
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat.
Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkruan kryeministri Rama.
#Fitër #Bajrami #Rama #uron #besimtarët #Zoti #jua #pranoftë #lutjet #dhe #shpërbleftë #për #të #gjitha #sakrificat
Java News