Aktualitet
Tragjike në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset i vëllai

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila. Një makinë me turistë është përplasur me një motor, ku po udhëtonin dy vëllezër shqiptarë.
Si pasojë Dionis Qoshku, 17 vjeç humbi jetën, ndërsa vëllai i tij është dërguar në Spitalin e Haniasë ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata shqiptare Kisamo ”Kastel”.
/a.r
#Tragjike #në #Greqi #humb #jetën #17vjeçari #shqiptar #plagoset #vëllai