Tech

Në burg për “shpërdorim detyre”, Vangjush Dako kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, del përballë Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Seanca në Apel shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka, e cila do të rivlerësojë kërkesën e ish-kryebashkiakut për një masë më të butë sigurie.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej, bashkë me Dakon, u lëshuan 10 urdhër-arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.

/a.r

#Në #burg #për #shpërdorim #detyre #Vangjush #Dako #kërkon #lirinë #në #Gjykatën #Apelit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button