Aktualitet

Detaje nga krimi në Kosovë! Adoleshentët u konfliktuan për një vajzë, 19-vjeçari vrau me armë bashkëmoshatarin


Një 19-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në Vushtri të Kosovës mbrëmjen e djeshme.

Viktima është identifikuar si Ardit Zymeri. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar.

Viktima Ardit Zymeri

Në kuadër të hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, grupi hetimor si prova materiale gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja. Ndërkohë, në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë me 5 fishekë.

Autori Bleon Dibrani

Teksa hetimet po vazhdojnë, pista kryesore është ajo e xhelozisë. Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe ka përfunduar në tragjedi.


#Detaje #nga #krimi #në #Kosovë #Adoleshentët #konfliktuan #për #një #vajzë #19vjeçari #vrau #armë #bashkëmoshatarin Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button