Rama dhe Basha vijojnë “ngacmimet” në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë vijuar me “ngacmimet” në rrjetet sociale, duke postuar video dhe duke mos i kursyer batutat me njëri-tjetrin.
Në videon e postuar pak më parë, Rama i ka kujtuar Bashës tramvajin e Tiranës që nuk u ndërtua kurrë, duke shtuar se ai duhet të reagojë sepse 11 maji është shumë pranë.
Pjesë nga komunikimi:
Luzim Basha: O Rame
Edi Rama: Hë mër Lul nga po më thërret sot? Vdeksha nuk të rrihet pa mua e?
Luzim Basha: Nga Athina Rame, pyesin ku i ke shokët
Edi Rama: E ke të vjetër këtë Luloz, edhe në fund të botës të shkosh po në një vrimë i bie fyellit, por se ke kuptuar që nuk ke as fyell më, Bufi ta dha ai ta mori. Nga vrima të nxorra por fyellin tim sta jap dot. Kështu që jepi drejtim artist, se erdhi 11 maji dhe ngele me Hysenin dhe Pëllumbin
Luzim Basha: Ti merresh me tramin, por tramin se deshe ti mer Rame se nuk vidhje dot me të
Edi Rama: Larg qoftë unë me të, ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram, Sot nuk ka qytetar në Tironë që s’të bekon kur hipën. Më vjen keq vetëm që turistët nuk e dinë kush e ka bërë. Një francez më tha isha në tram e s’doja të dilja më, një mrekulli. Lanet Parisi. Je i modh. Mu kujtua kur më tregove si bëjë sikur flisje me DASH në sy të atyre injorantëve te Shqupi dhe thoje e mbylla, qeveri teknike pa Ramën, ka marrë fund. Vazhdojmë. Ec aty Agapi Mou, Sagapo
#Rama #dhe #Basha #vijojnë #ngacmimet #në #rrjetet #sociale
gazetablic.com