Aktualitet

26 vjet më parë ranë bombat e para të NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit

24 marsi i vitit 1999-të, shënon fillimin e bombardimeve të NATO-s kundër policisë dhe ushtrisë serbe.

Ora shënonte 19:45, kur filluan të bien bombat e para të Aleancës Veriatlantike.

Qëllimi i tyre ishte që njëherë e përgjithmonë të ndalej gjenocidi i Serbisë mbi popullsinë civile.

Urdhri për fillimin e bombardimeve u dha nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Një natë para ai mbajti një fjalim para popullit amerikan.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”-kishte thënë Clinton.

Bombardimet e NATO-s mbaruan pas 78 ditësh, kur më 9 qershor u arrit “Marrëveshja e Kumanovës”, që njihet ndryshe edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë tërheqjen nga Kosova



#vjet #më #parë #ranë #bombat #para #të #NATOs #kundër #regjimit #të #Millosheviqit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button