“Fishkëllima e gjatë është erotizëm”, Rama: Shtriga e Vlorës në një podium me shtrigën e “Çadrës”…

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë, ka bërë batuta me të pranishmit në sallë, ku disa prej tyre herë pas here fërshëllenin.
“Fishkëllima e gjatë në Vlorë nuk është nervozizëm, është erotizëm, dashuri, pasion. Është erotizëm politik”, tha Rama.
Ndër të tjera ai u ndal edhe te kandidatet për deputetë duke thënë “E imagjinonit të shikonit shtrigën e Vlorës, Bruna Mesimni, në një podium me shtrigën e çadrës”, duke iu referuar Zamira Sinës.
Rama: Më vjen mirë që jeni këtu sot dhe shpresoj që të gjithë ata që janë këtu sot të bëhen zëdhënës të kësaj skuadre të përzier. E imagjinonit të shikonit shtrigën e Vlorës, Bruna Mersini në një podium me shtrigën e çadrës. Ajo i ka lyer flokët për fushatë, por i ka të zeza. Një e zezë, një e bardhë. Kjo është PS që duam për Vlorën. Ju falënderoj shumë dhe deri më 11 maj ti që bën këtë fishkëllimë e gjatë do ia bësh në vesh çdokujt që është i lëkundur.
#Fishkëllima #gjatë #është #erotizëm #Rama #Shtriga #Vlorës #në #një #podium #shtrigën #Çadrës
Java News