“S’kam bërë paturpësi!” Vajza përlotet para nënës: Burri u tregonte prindërve gjërat tona intime!

Bukuria ka thirrur vajzën, Edonën në “Shihemi në Gjyq”. Sipas nënës, e ka martuar vajzën me tradita por ajo sot jeton në shtëpinë e saj bashkë me djalin. Siç tregon Bukuria në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo është nga Laçi dhe tri vajzat janë martuar në Korçë.
Edona është kthyer në shtëpinë e prindërve dhe Bukuria duket se nuk arrin dot ta përtypë këtë fakt. Edona i thotë se nuk ka bërë asgjë për ta turpëruar, por ishte familja e burrit ajo që e përzuri.
Edona: Po, e di! Të kam turpëruar unë? Mos kam vjedhur, mos të kam turpëruar, mos më gjeti me ndonjë në krevat? A më gjeti duke folur e shkruar në telefon? Të kishte qenë me fakte, po, por unë nuk kam bërë ndonjë paturpërsi që unë të dal në atë mënyrë që më kanë përzënë ata!
Bukurie: Mua sot më vjen turp që ti të marrësh një fëmijë e të dalësh në drekë sepse unë e di që të kam martuar me faqe të bardhë! Sot është e ditur që ka 4 muaj që të mbaj në shtëpi me gjithë djalin e vogël! Ti mami, mos të dilje nga shtëpia!
Edona: Si mos të dilja? Ata porositën taksinë, një njeri që unë as e njoh fare!
Siç tregon Edona, çifti janë njohur në vitin 2021, i kanë dhënë pëlqimin njëri-tjetrit dhe fjalën se do të tregonin respekt ndaj prindërve respektivë. Por ajo thotë se burri u tregonte prindërve të tij edhe për gjërat intime të çiftit.
Bukurie: Unë kam një gabim që të kam thënë mbyll gojën, kalo mirë me vjehrrën dhe vjehrrin e respekto familjen!
Edona: Mami, ti më ke thënë të mbyll gojën e të respektoj burrin dhe unë atë vepër kam bërë që unë kam respektuar fjalën tënde, burrin e familjen, por ja ku më solli burri pra! Unë s’kam bërë ndonjë paturpësi! Nuk kam bërë një paturpësi që të dal e të ma bëjnë me gisht! Nuk del kush! Nuk del kush të ma bëjë me gisht! Ai të dalë e t’u thotë prindërve të vet që unë t’i tregoj gjërat intime, më intime, që s’ka bërë vaki të dalë një djalë e të thotë që unë a të bëj apo jo, kjo është gjëja më e paturpshme!
Eni Çobani: Kush e ka bërë këtë?
Edona: Burri!
Eni Çobani: Çfarë, ua thoshte prindërve? I merrte leje?
Edona: Po.
#Skam #bërë #paturpësi #Vajza #përlotet #para #nënës #Burri #tregonte #prindërve #gjërat #tona #intime
Java News