Aktualitet

15 mijë bileta ta shitur për Andorrën, FSHF hap sportelet në Arenën Kombëtare për tifozët

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot kanë mundësi që të blejnë biletat fizike për ndeshjen e 24 marsit, Shqipëri-Andorra.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të blejnë bileta fizike tashmë pranë pikës së shitjes që ndodhet pranë hyrjes tribunës kryesore të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Njëkohësisht, biletat për këtë ndeshje do të vazhdojnë të shiten edhe online në linkun që mund ta gjeni në faqen zyrtare Fshf.org.

Këtë të hënë Kombëtarja do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që do të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”.

#mijë #bileta #shitur #për #Andorrën #FSHF #hap #sportelet #në #Arenën #Kombëtare #për #tifozët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button