‘Na bëhet qejfi që të shohim se punojnë dhe të dielën këta’/ Rama shkëmben batuta me vlonjatin: E hodhe helmin hë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën e tij në Vlorë dhe inspektuar kantierin e Bulevardit të ri të Palmave dhe Agrumeve në hyrje të Vlorës. Aksi njihet prej kohësh që ka dalluar për ndërhyrje për shkak të vjetërsisë dhe mungesës hapësirës publike. Investimi i ri do të përmbajë dhe dy pedonale të cilat do të shërbejnë për turizmin e verës por edhe për aksesimin e banorëve.
Gjatë inspektimit Rama ka përshëndetur banorët dhe nga pamjet duket që nuk mungojnë as batutat mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë.
Qytetari: Na bëhet qejfi që të shohim se punojnë dhe të dielën këta?
Rama: E hodhe helmin hë? Po mirë tërë kjo punë kur është bërë? Ti ke të drejtë në fakt se ti të dielën do të rrish dhe të dredhësh zinxhir dhe këta do t’i shikosh në punë.
Agolli: Kjo ka qenë një zonat më të degraduara të Vlorës, ka qenë një hyrje e rrënuar. Projekti synon rehabilitimin 3 D dhe fasadat.
#bëhet #qejfi #që #të #shohim #punojnë #dhe #të #dielën #këta #Rama #shkëmben #batuta #vlonjatin #hodhe #helmin #hë
Java News