Aktualitet

Rama gjen ‘Babalen’ gjatë vizitës në Vlorë: Ky është i mirë, jo nga ata të kënetës…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po bëhen në Lungomare 3, që përfshin rikualifikimin e vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.

Puna vijon për zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit, ndërkohë që po ndërtohet shëtitorja buzë rrugës si edhe po hapet traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike

Sipas Ramës ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.
Gjatë inspektimit të punimeve, teksa ka ndaluar në një nga bizneset që mban emrin “Babale” dhe ka ironizuar Ervin Salianjin në burg, duke e quajtur Babalen e kënetës.

“Ky është Babale i mirë jo nga ata të kënetës, ky është Babale i detit gjigand”, tha Rama.

#Rama #gjen #Babalen #gjatë #vizitës #në #Vlorë #është #mirë #nga #ata #të #kënetës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button