Aktualitet

Rama inspekton hidrovorin e Akernisë: Mbron aeroportin e Vlorës nga përmbytjet

Hidrovori i Akërnisë është një tjetër vepër infrastrukturore e rilindur, duke garantuar kullimin e 4600 hektarëve tokë bujqësore si dhe kontribuar gjithashtu në garantimin e mbrojtjes nga përmbytja për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Vlorë, u ndal sëbashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, për të parë nga afër transformimin e hidrovorit.

“Është rikonstruktuar në mënyrë të plotë një nga hidrovrët më të rëndësishëm. Mund të themi që janë pajisje të reja që kanë zëvendësuar pajisjet e para 50 vjetëve. Një investim që është bërë në vitet ‘60 dhe rrezikohej edhe jeta e punonjësve kur shkonin dhe riparonin mjetet. Është në mbrojtje të gati 5 mijë hektarë tokë bujqësore që prodhohet dhe sigurisht ruan edhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, sepse ky është një investim me të gjitha parametrat ndërkombëtarë”, u shpreh ministrja Denaj.

Fokusi i qeverisë është përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe mbrojtja nga përmbytjet në këtë rajon të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. “Kjo zgjidh problematikën e tmerrshme. Domethënë, ato hallet që kemi pasur në të kaluarën, nuk i kemi më”,  theksoi Kryeministri.

Ndërkohë instalimi i elektropompave të reja ka mundësuar një rritje të kapacitetit të largimit të ujërave. Kjo teknologji e bën hidrovorin më efikas dhe ekonomik.

#Rama #inspekton #hidrovorin #Akernisë #Mbron #aeroportin #Vlorës #nga #përmbytjet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button