Aktualitet

“E pranoj me keqardhje që nuk kemi bërë mjaftueshëm për Vlorën”, Rama premton rikthim me energji të reja

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar falje qytetarëve të Vlorës, se skuadra që ka patur ky qytet më parë nuk kanë rrezatuar asgjë, në raport me cka duhet të ishte. Duke përjashtuar deputetin Damian Gjiknuri, që nuk është deputet i zonës, Rama ishte kritik ndaj deputetëve të tjerë të Vlorës që nuk patën sinergji mes të qenit qytetar dhe përfaqësues të këtij qyteti.

“Mbi të gjitha nuk kanë krijuar me njerëzit dhe për njerëzit atë sinergji mes të qenit qytetarë që ndajnë të njëjtën hapësirë, dhe duke ju gjendur pranë si përfaqësues. Dhe për këtë më vjen keq, sinqerisht më vjen keq për të gjithë vlonjatët.

Sepse si sillemi ne këtu, rrezaton në të gjithë territoret e tjera. Më vjen keq se nuk kemi dhënë një shembull sic duhet. Nuk e kam fjalën për Damianin, se nuk është i zonës, kam parasysh ata që duhet të rrinë këtu, dhe duhet të rrinë pranë njerëzve.

Dua të besoj duke nisur nga ata që janë në listën e mbyllur, ky është rasti, dua të besoj se do të jenë pika referimi për njerëzit. E kam fjalën për Erjonën, Briseidën, Evisin që do të jenë shtrigat që do të mundësojnë hapjen e PS”, tha Rama.

#pranoj #keqardhje #që #nuk #kemi #bërë #mjaftueshëm #për #Vlorën #Rama #premton #rikthim #energji #të #reja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button