Izraeli thotë se do të jetë përherë i pranishëm në Gaza nëse pengjet nuk lirohen

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar Hamasin se Izraeli do të mbajë një prani të përhershme në pjesë të Gazës nëse pengjet izraelite nuk lirohen.
Armëpushimi mes dy vendeve u “shemb” të martën kur Izraeli bombardoi Gazën, duke shkatërruar qetësinë dymujore që pa dhjetëra pengje të shkëmbyera me të burgosur palestinezë, shkruan CNN.
Katz tha të premten se ai do të udhëzonte ushtrinë izraelite “të kapte zona të tjera në Gaza, ndërsa evakuonte popullsinë dhe të zgjeronte zonat e sigurisë përreth Gazës, në mënyrë që të mbronte komunitetet izraelite dhe ushtarët e IDF-së përmes mirëmbajtjes së përhershme të territorit nga Izraeli”.
#Izraeli #thotë #të #jetë #përherë #pranishëm #në #Gaza #nëse #pengjet #nuk #lirohen
gazetablic.com