Broja: Anglia ekip shumë i madh dhe me kualitet, e dinim që do ishte e vështirë

Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Wembley”.
Pas ndeshjes foli Armando Broja.
Më pëlqyen shumë tifozët. Jam shumë i kënaqur që u ktheva me ekipin dhe çunat. Isha mundem të rikuperohem 100% dhe të vazhdoj pa dëmtime dhe të kënaqem me futbollin.
Është bukur, ke mundësi të luash në këtë stadium. Nuk munden të gjithë. Është shumë bukur për mua. Gjë e bukur për mua dhe familjen. Anglia ekip shumë i madh dhe me kualitet, e dinim që do ishte e vështirë. Ekipi ka dhënë maksimumin, kishim shanse për gola, por një ditë tjetër i shfrytëzojmë.
U ktheva nga dëmtim i gjatë. Ka qenë sezon i vështirë për mua dhe trupin. Tani dua të kthehem në fizik të mirë dhe të jem pa dëmtime. E dija që nuk do luaja nga minuta e parë sepse për rikuperimin tim, nuk mund të luaja 90 minuta. Tani u ktheva, luajta 10 minuta me Evertonin të shtunën. Më tha trajneri të bëhem gati se ndoshta do luash 30-40 minuta. Thashë do rri i gatshëm se më duhet Kombëtarja, jam i lumtur që dola mirë”, u shpreh Broja për Klan TV.
#Broja #Anglia #ekip #shumë #madh #dhe #kualitet #dinim #që #ishte #vështirë
gazetablic.com