Aktualitet
Adoleshentja largohet nga banesa në Tiranë, babai bën denoncim në polici

Një 42-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Tiranës, pasi vajza e tij i është larguar nga banesa. Pas largimit nga banesa nuk kanë pasur asnjë kontakt me 15-vjeçaren. Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e të miturës.
“Shtetasi 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
#Adoleshentja #largohet #nga #banesa #në #Tiranë #babai #bën #denoncim #në #polici
Java News