E FUNDIT/ Shkëndijat e Brojës nuk mjaftojnë, në “Uembli” triumfon Anglia

Në “Uembli” triumfon Anglia. “Tre luanët” kanë mposhtur Shqipërinë me rezultatin 2-0. Bellinhemi dha një asist fantastik në minutën 20, duke kapur në befasi prapavijën e kuqezinjve. Luis Skelli përfundoi përballë Strakoshës dhe e dërgoi topin mes këmbëve të këtij të fundit përtej vijës fatale. Një moment i veçantë për 18-vjeçarin, që shënoi në ndeshjen e tij debutuese.
Silvinjo hodhi në fushë Armando Brojën në minutën e 64-t. Sulmuesi shqiptar dha disa shkëndoja pozitive dhe shkaktoi disa momente paniku për mbrojtjen angleze, por pa mundur të shënonte. Goli i dytë i Anglisë uli më pas ritmin e kuqezinjve. Kejni pëefitoi një gabim i Ajetit dhe e ndali topin në rrjetë në minutën e 77 të lojës. Kaq i mjaftoi skuadrës së Tuhelit për të marrë 3 pikët e para në krye të Anglisë./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Shkëndijat #Brojës #nuk #mjaftojnë #në #Uembli #triumfon #Anglia
SportExpress