Aktualitet

Basha prezanton kandidatët për deputetë në Kamëz: 11 maji, moment për vendime të forta


Në Kamëz, para strukturave të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha prezantoi sot kandidatët për deputetë mes të cilëve kandidat është edhe Shemsi Prençi.

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në

Mesazhi që ndau Basha pas takimit:

Në Kamëz, mes energjisë dhe entuziazmit të njerëzve që besojnë ende te forca e shpresës dhe ndryshimit, prezantuam kandidatët tanë për deputetë:
Alfred Ahmetcenaj, Armend Gjana, Fatmir Gjoçi, Artan Murati dhe Shemsi Prençi.”

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në

Një ekip me integritet, ndershmëri dhe vizion të qartë, që vjen për të rikthyer besimin te politika si shërbim publik dhe për të ndezur një dritë shprese te çdo familje shqiptare që është lodhur nga korrupsioni dhe padrejtësia.”

“Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit e tha qartë:

Korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë.

11 maji është momenti për vendime të forta.

Është dita kur qytetarët votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për një Shqipëri më të drejtë, duke i lënë Edi Ramës hallet e tij dhe të shokëve të tij.”

Salla plot, Basha prezanton kandidatët për deputetë në

“Ne besojmë fort se Shqipëria nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rrugëtimi ynë do të vazhdojë krah për krah me aleatët tanë strategjikë, sepse kjo aleancë nuk lidhet me interesa personale, por me interesin kombëtar dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Shqipëria meriton më shumë – e mbi të gjitha, më shumë shpresë për të rinjtë dhe për çdo qytetar që ka zgjedhur të mos dorëzohet.”


#Basha #prezanton #kandidatët #për #deputetë #në #Kamëz #maji #moment #për #vendime #të #forta Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button