ANGLI-SHQIPËRI/ Zhbllokohet sfida, vendasit shënojnë me goditjen e parë në portë

Shqipëria nis rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Europiane.
Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë të “uritur” në këtë rrugëtim, pasi dolën të fundit në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nisin një epokë të re me teknikun gjerman, Thomas Tuchel, i cili ka një objektiv të vetëm, fitimin e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë vijnë me disa mungesa në këtë takim, teksa braziliani Sylvinho ka hedhur në fushë Starkoshën, Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Alijin. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.
Nga ana tjetër, formacioni i parë i Thomas Tuchel në krye të “Tre Luanëve” është kështu: Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë spanjolli Alejandro Hernández, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz në fushë dhe në VAR Cesar Soto Grado e Valentín Gómez.
Sfidën mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
REZULTATI LIVE:
ANGLI 1-0 SHQIPËRI
20′ Lewis-Skelly
KOMENTI LIVE:
34′ Rashford hedh një top në zonë për Bellingham, tentativa e të cilit ndalet nga Strakosha.
32′ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
26′ Laçi hedh një krosim drejt zonës, me Burn që e devijon dhe topi përplaset në traversë.
20′ GOL ANGLIA 1-0/ Lewis-Skelly i shmanget mbulimit të Asanit dhe i vetëm përballë Strakoshës çon topin në rrjetë. (VIDEO)
17′ Kane del i vetëm përballë portës, por Strakosha arrin të ndalë topin.
5′ Një top i rrezikshëm hidhet në zonë për Bellingham, por Ajeti arrin të largojë topin.
1′ Starton sfida në Wembley!
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA: Pickford, Walker, Burn, Konsa, Lewis-Skelly, Rice, Jones, Bellingham, Foden, Rashford, Kane (C).
Trajner: Thomas Tuchel
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti (C), Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Uzuni.
Trajner: Sylvinho
#ANGLISHQIPËRI #Zhbllokohet #sfida #vendasit #shënojnë #goditjen #parë #në #portë
Java News