Aktualitet
Aksion masiv kundër lojërave të fatit në Korçë, 8 të shoqëruar nga policia

Forca të shumta policore po zhvillojnë kontrolle blitz në lokalet e qytetit të Korçës. Qëllimi i këtyre kontrolleve ka të bëjë me goditjen e aktiviteteve të paligjshme si lojërat e fatit dhe bastet shpotive.
Burime të siguruara nga blutë e Korçës thanë për A2 CNN se kontrollet janë përqendruar më së shumti në disa lokale në qendër të Korçës por edhe në ato periferike të saj.
Për momentin mësohet se janë shoqëruar 8 persona të cilëve u janë sekuestruar edhe telefonat celularë që dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive. Aksioni policor është në vijim.
#Aksion #masiv #kundër #lojërave #të #fatit #në #Korçë #të #shoqëruar #nga #policia
Java News