Aktualitet

E rëndë në Berat! Goditi me makinë 15-vjeçaren te vijat e bardha, shoferi arratiset nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit.

Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 15-vjeçare,e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

15-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

#rëndë #në #Berat #Goditi #makinë #15vjeçaren #vijat #bardha #shoferi #arratiset #nga #vendngjarja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button