Aktualitet

“Taksat më të ultat në rajon, financimi i arsimit është trefishuar”, Rama u përgjigjet komentuesve: Fakte institicionesh, jo kuak kuak-e politike

Kryeministri Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetin e tij social Facebook. Ndër të tjera Rama përmend se shëndetësia është si nata me ditën, taksat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon si dhe financimi i arsimit është trefishuar.

“Shëndetësia është dita me natën, 53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 210 mijë pensionistë të rimbursuar, 600 mijë të pasiguruar që marrin rregullisht shërbimet pa asnjë diskriminim. Lexo regjistrat e shtetit, sot jemi 1 milion e 317 mijë, jemi 300 mijë vende pune më shumë.

Taksat janë 97 % që paguajnë më pak, taksat janë më të ulëtat në rajon. Cmimi i energjisë u ul 10.5% cmimi më i ulët që nga 1990. Financimi i arsimit është më i larti, nga 60 milion sot në 200 milionë euro, gati trefish. Bujqësia ishte përtokë, gjysmë miliardë euro eksporte produktesh shqiptare në Evropë. Heqja e TVSH të ushqimeve ka qenë ambicie e parealizueshme. 21mijë legalizime gjetëm, 270 mijë legalizime kemi bërë falas. Katër zona urbane me 24 orë ujë, sot janë 43 të përfunduara dhe të tjera.

Borxhi publik sot është 55 %. Fakte institicionesh, jo kuak kuak kuak politike.”, tha ai.

#Taksat #më #të #ultat #në #rajon #financimi #arsimit #është #trefishuar #Rama #përgjigjet #komentuesve #Fakte #institicionesh #kuak #kuake #politike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button