“Uluni, uluni të gjithë”! Video që të jep dridhje trupi, derdhet lumi i tifozëve shqiptarë në Londër

Shqipëria do të përballet në orën 20:45 kundër Anglisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Ëembley dhe të gjithë shqiptarët mezi po presin për të parë Kombëtaren e tyre në këtë transfertë të vështirë. Kurioziteti është i madh pasi Shqipëria ka që nga ndeshja me Portugalinë në kohën e De Biazit pa fituar në një ndeshje ku e gjitha bota parashikon humbjen e saj të sigurt. A do të ndodh sot me Anglinë? Ne të gjithë urojmë që të kthehemi me një rezultat pozitiv nga Ëembley.
Ndërkohë pak orë para këtij takimi, ka filluar edhe festa e shqiptarëve. Spektakli ka nisur para Ëembley-it, ndërsa tifozët anglezë që kalojnë në rrugë marrin telefonat në dorë dhe vetëm po filmojnë tifozët e Shqipërisë me spektaklin që kuqezinjtë po dhurojnë. Por jo vetëm tifozët anglezë, por edhe policët anglezë janë po kaq të habitur. Ndërkohë marshimi i TKZ, ka qenë thjeshtë emocionues. /Sport Ekspres/
#Uluni #uluni #të #gjithë #Video #që #të #jep #dridhje #trupi #derdhet #lumi #tifozëve #shqiptarë #në #Londër
SportExpress